
Nga ekspertiza e kryer rezulton se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti.
Më konkretisht rezulton se i ndjeri Fisnik Murataj, i jepte mjetit me 150 km/orë.
Kjo ka bërë që në gjendje të përgjumur pas dasmës së vëllait, ai të humbë kontrollin e makinës duke përshkuar një distancë prej afro 50 metrash në arë, përpara se mjeti të përfundonte në kanalin vaditës.
Në aksident humbën jetën Fisnik Murataj 32 vjeç, djali i xhaxhait të tij Agustin Murataj 30 vjeç, dhe e fejuara franceze e Nikut, Nazia Aham, 34 vjeçe,.
Tre të rinjtë kishin ardhur për dasmën e Ermirit, vëllait të Fisnikut, i cili kishte vendosur që ahengun ta bënte në Fier, në mënyrë që mysafirët të argëtoheshin më shumë, në raport me atmosferën që mund t’iu ofronte lokali i fshatit të Kutës në Mallakastër.
Tre të rinjtë u shuan ende pa zbardhi e hëna, në aksidentin që u mori jetën në rrugën e kthimit nga lokali i dasmës në Fier, për në shtëpinë e prindërve në Kutë.
Aksidenti tragjik u shënua në orët e para të mëngjesit të së hënës në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, ku makina tip “Suzuki” me targa IHZ 1755, përfundoi në kanalin me ujë, duke u marrë jetën tre të rinjve.