Miell, ujë dhe vezë, por ç’u tha Rama deputetëve të opozitës që i acaroi

Miell, ujë dhe vezë, por ç’u tha Rama deputetëve të opozitës që i acaroi

Seanca parlamentare e kësaj të enjte, u shënua me momente tensioni, për shkak se kryedemokrati Lulzim Basha bllokoi foltoren duke kërkuar përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi se ka përdorur gjuhë fyese. Deputetët opozitarë janë acaruar ndaj vijimit të seancës, duke lëshuar një varg akuzash për nga Kryeministri, i cili ironikisht u kundërpërgjigjej vetëm me fjalët “pyll, pyll”. Kjo bëri që situata të tensionohet dhe drejt kreut të qeverisë të qëllohet me miell, vezë dhe ujë. Më poshtë gjeni një pjesë nga debati: Edi Paloka i drejtohet Ramës- Mendohu mirë o budall! Flamur Noka- Hajdut, hajdut, ke vjedhur të gjithë Shqipërinë. Rama i kthehet Nokës- Pylli… pylli. Noka, Ramës- Në të s*mës do të shkosh, s’do kesh qeli që të bëjë derman. Sali Berisha i drejtohet Ramës: Dil jashtë o rrugaç nga parlamenti, trap. Rama- Pylli…pylli. Noka, Ramës- S’jam si puna jote që vjedh, as nuk pi kokainë, more vesh! Berisha, Gramoz Ruçit- E përjashtove Bushatin o Gramoz? Sa të jenë ata në burg (kuksianet) kështu do e keni. Noka- Përjashtoje Ramën. Rama- Unë nuk po shaj, shoh pyllin përballë dhe them pyll. Gramoz Ruçi i drejtohet Gardës: Largohuni që këtej, mos më rrini aty.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.