0

Vogëlushja 6-vjeçare tenton të hidhet nga balkoni, arsyeja …një antigrip


Një vajzë e mitur ka tentuar të hidhet nga ballkoni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Texas.

Pas një kontrolli mjekësor është zbuluar që 6 vjeçarja ka pasur haluçinacione si pasojë e marrjes së një antigripi.

Familja e vajzës, e cila preferon të mbetet anonime i ka dhënë vogëlushes “Tamiflu” për të stabilizuar gjendjen gripale por rezultati nuk ka qenë aspak i mirë.

Ilaçi i ka krijuar haluçinacione, vogëlushja është larguar nga shkolla dhe ka tentuar të lëndojë veten.

Sipas mjekëve, ky efekt anësor është i shkruajtur në fletën e të dhënave të ilaçit dhe mund të prekë më pak se 1% të njerëzve. Por pavarësisht se shkruhej në fletë prindërit kanë thënë se do të ishte mirë që ky efekt të ishte shpjeguar nga mjekët para përdorimit.

admin

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.